Fotot/ 30-vjeçarja martohet me veten, ceremonia e pazakontë që i kushtoi mijëra dollarë

12/03/2023 18:14

Një grua është e vendosur t’i tregojë botës se sa shumë “e do” veten. 30-vjeçarja Danni vendosi të festojë duke u martuar me veten.

Madje, ajo organizoi një ceremoni të madhe martesore në SHBA. Pasi ndoqi seanca terapie, Danni thotë se u ndjek e përmbushur dhe mendoi se ishte koha të çdo më tej marrëdhënien me veten.

“Më parë nuk jetoja për veten. Ky ishte shansi im për t’ia filluar nga e para”, tha e reja.

Ajo tregoi se të dy prindërit e quajtën të çmendur kur u dha lajmin. “Por më pas ndryshuan mendje dhe thanë se ideja ishte e lezetshme”, shtoi ajo.

Danni organizoi një ceremoni që i kushtoi 4.000 dollarë. Kishte nëntë shoqëruese, ndërsa miqtë dhe familjarët shihnin Dannin që qëndronte para pasqyrës dhe puthi reflektimin e vetes aty.

Ceremonia drejtohej nga mikja e saj që e pyeti “nëse nuk do të dorëzohet kurrë dhe do të vlerësonte veten”.

Pasi tha “PO”, Danni u shpall “grua e martuar”. Madje, ajo u shpërndau unaza të gjithë të ftuarve, si simbol i martesës me veten.

Kritikëve, Danni u tha se nuk ka gjë më të mirë se sa rë festojnë me veten. “Disa njerëz i blejnë vetes një çantë, disa një udhëtim, ndërsa unë i dhashë vetes një dasmë”, tha ajo.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA