Ilir Paço, gazetari dhe folësi i mirënjohur në Top Channel ka rrëfyer në programin ArtKand me Jetona Koçibellin pasionin e tij për artin.
Ai ka studiuar në Liceun Artistik Jordan Misja për pikturë dhe më pas ndryshoi rrjedhën e jetës së tij duke ju përkushtuar karrierës së gazetarisë.
Por ende në studion e tij ai pikturon, ashtu sikurse vizaton edhe në kokat e lajmeve që lexon në format A4. Ai i quan këto vizatime ditar.
Në ArtKand ai ka prezantuar për shitje dy vizatime të titulluara Bunkerët. Gjithashtu deklaroi që së shpejti do të çelë një ekspozitë me ndihmën e Top Channel.
“Kam një cikël që i bëj gjatë kohës së edicionit. Kam planifikuar që më ketë cikël të vizatimeve ditar të hap një ekspozitë më 23 maj. Do kem dhe mbështetjen e Top Channel. Sepse drejtoresha jonë e përgjithshme, Lori Hoxha, ishte e gatshme dhe e falënderoj shumë”, u shpreh ai.
Top Channel