Fqinjët janë shprehur të tmerruar nga shpërthimi i tritolit në banesën e Skënder Likës në Sanxhak të Kurbinit.
Njëri prej tyre shprehet se dëmi është mbi 15 milionë lekësh të vjetra.
“Nga ora 3, 3 e gjysmë ishim duke fjetur, copat e xhamit, kur dola thashë se ishte tërmet, pashë policinë dhe kishin vendos tritol, nuk di gjë, kur kam dalë dyert dritaret në tokë, U frikësuam, i kam krejt gjak komët duke ik prej frikës, dëmi 15 milionë lek çatia ka dalë jashtë përdorimit, s’mund t’u jap dum, unë në hesap tim dhe të vijë tjetri të bëka këtë batërdi, bëra denoncimin, kam humbje të madhe”, tha fqinji.
Një sasi lënde plasëse është vendosur mëngjesin e sotëm në banesën e Skënder Likës në Sanxhak të Kurbinit.
Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 3:30 të mëngjesit. Nga shpërthimi ka patur dëme të konsiderueshme në vilen tre katëshe, ku pjesa e përparme është totalisht e dëmtuar, gjithashtu ka pasur dëmtime dhe të banesave të tjera rreth saj.
Skënder Lika është babai i Llej Likës i cili u arrestua si autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Pilot Roli në dhjetor të vitit 2021.
Top Channel