Është kthyer në trend tanimë që vajzat e reja kur mbeten shtatzënë kërkojnë të bëjnë lindje çezariane, ndërkohë që mjekët obstetër gjinekologë këshillojnë lindje natyrale.

“Ne jemi diku te 38 % përfshirë edhe ndërhyrjet për tumore fbrioma apo te tjera”, thotë mjeku.

Lindjet çezariane bartin riksun e tyre pasi çdo ndërhyrje kirurgjikale ka një risk.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë të qarta risqet. Por sa më mirë të respektohen protokollet mjekësore, aq më pak komplikacione ka”.

Me rritjen e lindjeve cezariane janë shtuar edhe nevojat për gjak, i cili  kërkohet gjatë çdo ndërhyrje kirurgjikale.

Për të vlerësuar risqet peritonale gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale mjekë obstetër gjinekologë kanë shkëmbyer eksperiencat ndërmjet tyre, duke prezantuar raste pa komplikacione dhe të suksesshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA