Protestuesit bllokuan të enjten rrugën drejt një prej terminaleve kryesore të aeroportit ndërkombëtar qendror të Izraelit, duke intensifikuar një lëvizje mbarëkombëtare kundër planeve të kryeministrit Benjamin Netanyahu për të dobësuar sistemin gjyqësor të vendit.
Njerëz ecnin drejt Terminalit 3 me valixhe për shkak të rrugës së bllokuar, ndërsa u shfaqën skena të asaj që quhet “Dita e Përçarjes”, sipas CNN.
Televizioni izraelit tregoi gjithashtu një protestë të veçantë në qytetin e Tel Avivit që dukej se numëronte mijëra demonstrues që valëvitnin flamuj izraelitë.
Paketa e legjislacionit do t’i jepte gjithashtu qeverisë autoritetin për të emëruar gjyqtarë, i cili aktualisht i takon një komiteti të përbërë nga gjyqtarë, ekspertë ligjorë dhe politikanë. Ai do të hiqte pushtetin dhe pavarësinë nga këshilltarët ligjorë të ministrive të qeverisë dhe do të hiqte fuqinë e gjykatave për të anuluar emërimet e qeverisë.
Protesta në aeroportin Ben Gurion erdhi disa orë përpara se Netanyahu të fluturonte në Romë për të takuar kryeministren italiane Giorgia Meloni.
Ajo u zhvillua gjithashtu ditën kur Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin mbërriti në Izrael për takime me Netanyahun dhe ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant. Austin fillimisht duhej të vinte në Izrael të mërkurën, por e vonoi mbërritjen e tij me një ditë me kërkesë të zyrtarëve izraelitë të shqetësuar për protestat, tha Pentagoni të mërkurën. Vendndodhja e takimit të tij u ndryshua gjithashtu për shkak të protestave, tha sekretari i shtypit i Pentagonit, Gjenerali Pat Ryde.
Top Channel