LUSH, marka e kozmetikës së freskët artizanale, tashmë edhe në Shqipëri/ Qendra Tregtare Toptani mirëpret dyqanin e parë

09/03/2023 18:23

LUSH, kompania britanike që prej 27 vjetësh ka magjepsur botën me produktet e saj kozmetike të freskëta, artizanale dhe pa keqtrajtuar kafshët, hapi dyqanin e parë në Shqipëri në datën 8 mars, duke sjellë tek konsumatorët shqiptarë kozmetikën revolucionare që ka ndryshuar mënyrën e të menduarit të kujdesit për lëkurën e flokët.

Qendra Tregtare Toptani do të jetë shtëpia e këtij gjiganti të kozmetikës që tashmë numëron 863 dyqane në të gjithë globin, duke e bërë Shqipërinë shtetin e 50-të të përfshirë në hartën e saj gjeografike.

LUSH prezantohet në tregun shqiptar me mbi 300 produkte kozmetike! Gjithë gama e tyre prodhohet në mënyrë etike, tërësisht me dorë, me 60% të produkteve të shitura pa paketim. 100% të tyre janë të certifikuara si vegjetariane e 92% si vegane. Ajo që e dallon LUSH nga kompanitë e tjera kozmetike është freskia e produkteve dhe përbërësve të tyre tërësisht natyralë të cilësisë më të lartë, të cilët kanë efekt shumë herë më ushqyes për lëkurën e flokët falë vetive të tyre ende aktive, vitaminave, mineraleve dhe enzimave që sjellin përfitime të mrekullueshme.

Dyqani i parë LUSH në zemër të Tiranës, do të sjellë një frymë të re edhe në kulturën tonë të të blerit të produkteve kozmetike, duke ofruar një shërbim unik falë demonstrimeve të produkteve për ta bërë përvojën LUSH të prekshme që në çastin e parë. Dyqani i Lush është ndarë në disa zona që i kushtohen kategorive të ndryshme të produkteve. Përveç murit të bombave ikonë të banjës, sektorit të parfumeve dhe produkteve të lëkurës, do të ketë edhe një zonë këshillimi dhe hapësirë ku klientët të mund të paketojnë dhuratat e bëra prej tyre.

LUSH është një kompani britanike produktesh kozmetike artizanale e cila hapi dyqanin e parë në vitin 1995, në Poole të Mbretërisë e Bashkuar dhe iu përkushtua motos “Ta lëmë botën më Lush nga ç’e gjetëm”. Kjo përqasje inovative mbron jo vetëm shëndetin e lëkurës dhe të flokëve, por edhe atë të mjedisit. LUSH është përfshirë në një sërë fushatash sensibilizuese dhe bashkëpunon rregullisht me grupime e aktivistë që punojnë për të drejtat e njeriut, të drejtat e kafshëve, apo ato të mjedisit.

Kompania përdor dyqanet e saj si një platformë për t’i dhënë zë të shpërfillurve dhe të anashkaluarve. Përveç mbështetjes së projekteve lokale me anë të bamirësive jofitimprurëse, LUSH jep edhe 2 çmime ndërkombëtare në para për zhvillimin e metodave të testimit pa kafshë dhe për projekte të krijuara në mënyrë rigjenerative për planetin dhe shoqërinë.

LUSH u bë e famshme si kompania që shpiku bombat e banjës dhe që atëherë ka vazhduar të mahnisë me shpikjen e shampove e parfumeve në gjendje të ngurtë, pastës së dhëmbëve në tableta, produkteve të zhveshura që s’kanë nevojë për paketim, maskave të fytyrës 100% me prezervativë natyralë, si dhe shumë produkteve të tjera që jo vetëm rigjallërojnë trupin, por ngrenë edhe humorin me format dhe ngjyra zbavitëse si dhe aromat që së shpejti do të ndihen në çdo shtëpi.

FOTO GALERI
1/1
LUSH, kompania britanike që prej 27 vjetësh ka magjepsur botën me produktet e saj kozmetike të freskëta, artizanale dhe pa keqtrajtuar kafshët, hapi dyqanin e parë në Shqipëri në datën 8 mars, duke sjellë tek konsumatorët shqiptarë kozmetikën revolucionare që ka ndryshuar mënyrën e të menduarit të kujdesit për lëkurën e flokët.

Top Channel