Liga unike “ngre” flamurin në Vlorë/ Më 25 mars nisin ndeshjet e ekipeve të basketbollit të Kosovës dhe Shqipërisë

08/03/2023 15:47

Në kuadrin e 100-vjetorit të klubit shumë sportësh Flamurtari qyteti i Vlorës në bashkëpunim me bashkinë ka marrë përsipër zhvillimin e disa aktiviteteve sportive, mes tyre do të luhen edhe finalet e Final Four të basketbollit të femrave të Ligës Unike të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Do të kemi javën sportive që do të jenë deri më 25 mars, por kulmi I këtyre festimeve do të jenë ndeshjet e Final Four të Ligës Unike me 4 skuadrat më të mira të trevave shqiptare. Aty ku u krijua shteti shqiptarë aty po bëjmë edhe final four të trevave shqiptare që ne të jemi të bashkuar jo vetëm në sport por në të gjitha instancat që Kosova me Shqipërinë të jenë një”, tha  Klevis Kaso, drejtor i klubit shumë sportësh Flamurtari.

 Po cilat do të jenë 4 skuadrat pjesëmarrëse në këtë Final Four që do të zhvillohet për Ligën Unike në Vlorë?

“Gjithsej janë zhvilluar 30 ndeshje në fazën e rregullt të kampionatit dhe tani kemi mbërritur tek Final Four i përcaktuar nga 4 skuadrat më të mira. Flamurtari, Prizreni edhe Penza janë të përcaktuara, ndërkohë Tirana luan në Prizren me Prizrenin dhe Flamurtari luan me Partizanin e Tiranës në Vlorë, nga rezultati I këtyre ndeshjeve do të përcaktohet edhe skuadra e katërt”, tha Korab Llazani, sekretar i përgjithshëm i FSHB.

 Për fat të keq Liga Unike për meshkuj nuk funksionoi siç ishte parashikuar dhe ngërçi mbetet tek financat dhe mundësi I një buxheti të veçantë për të që presidenti I FSHB-së shprehet optimist.

 “Normalisht ministria e financave duhet ta bënte që këtë vit, ta përfshinte Ligën, unë kam bërë disa takime dhe mendoja që Liga Unike do të kishte një buxhet të veçantë, por nuk ndodhi. Besoj që zgjidhja e problemeve të sportit mbetet si gjithmonë ligji I sponsorizimeve, një ligj që krijon hapësira për të gjithë për të qenë pjesë e sportit sepse sportet dhe biznesi rriten bashkë”, tha Avni Ponari, president i Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA