Valentina Habibaj sot nuk feston me shoqet. Kapitenia e anijes nisi punën me kontrollin e përgjithshëm të mjetit të lundrimit, ndezi motorin dhe ngriti spirancën.

E dashuruar me detin, 52-vjeçarja e bën këtë punë prej vitesh.

Det i qetë apo me dallgë nuk është problem për Valentinën. Ajo tregon se kur mori për herë të parë timonin e anijes në duar theu dhe tabutë në këtë lloj profesioni,duke u bwrw e para grua kapitene anijeje në qytetin bregdetar.

Kapitenia ka dy fëmijë të cilët ndjekin pasionin e nënës së tyre. Gratë duhet të  besojnë në forcën e tyre,ta duan atë që bëjnë dhe patjetër që do t’ia dalin është mesazhi i Valentinës kapitenes vlonjate për të gjitha gratë dhe vajzat në këtë 8 mars.

Top Channel