Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, emisioni Top Story në Top Channel ka si panel të ftuarash deputeten Monika Kryemadhi, pedagogen Jonila Godole dhe moderatoret Erjona Rusi dhe Bora Zemani.
Deputetja Kryemadhi u shpreh se edhe pse gratë e kanë pasur gjithmonë të vështirë në krijimin e një karriere, ia kanë arritur të kenë një profil më të mirë se burrat në politikë.
Kryemadhi: Kemi mentalitet patriarkal, ajo që ndjej është se dëshira e të rejave është shumë për t’u përfshirë, është kosto financiare, është e vështirë për t’u përballuar. Është e vështirë që një grua të marrë donacione në biznes për të bërë fushatë. Zhgënjimi është shumë i madh ne jemi shumë sipërfaqësorë, edhe jeta jonë ëstë shumë e vështirë të thellohet me problematikat e tyre. Pavarësisht se universitetet i ke me vajza, edhe në kohën e partisë mësuesit i kemi pasur gra, në pozicione ishin përsëri burra. Është pak ballkanike ne vjojmë ta kemi, është shumë e vështirë që një grua të suportojë. Ne jemi përpjekur të krjojmë profile grash, teknikat që ne zgjedhim janë të rëndësishme se duam apo s’duam krijojmë disbalancë në një shoqëri maskilste. Meta është konkurrenti im, jemi të dy primo balerinë, njerëzit të thonë është zgedhja jote që ke pranuar të hysh në një sfidë me të përballë, jeta vazhdon edhe në familje jo vetëm në ekranin politik. Mendoj se kemi krijuar profil më të mirë se burrat në politikë, profili i grave në politkë, o më kanë sulmuar mua nuk kanë sulmua njeri, po të ishte puna do I kishte dhënë burrave të bënin kalamajtë, duroni dhimbjet, por ua dhanë grave. Ne kemi krijuar një profil më të mirë se burrat.
Top Channel