Shqipëria në ankth për Vazon e 3-të, ja çfarë duhet të ndodhë që kuqezinjtë të shmangin një short më të vështirë në EURO 2028 Qarkullimi prej pikëkalimit të Kakavijes ka qenë minimal përgjatë ditës së sotme.
Që prej orës 9 të mëngjesit e deri në orën 18 të mbrëmjes pala greke njoftoi se do të ishte duke instaluar sistemin e ri të menaxhimit të të dhënave dhe për këtë nuk u lejua hyrja në Greqi e shtetasve me pasaporta shqiptare.
Prej mungesës së marrjes së këtij njoftimi pati disa qytetarë që u kthyen pas ose po qëndrojnë në pritje të çeljes së pikës së Kakavijës.
Vetëm shtetasit me pasaporta europiane dhe ata që kanë një leje zyrtare qëndrimi në shtetin grek u lejuan të kalojnë.
Rreth mesditës pala greke toleroi edhe hyrjet në Shqipëri të qytetarëve shqiptarë që vijnë nga Greqia me mjete shqiptare.
Autobusët e transportit të udhëtarëve u përpunuan këtë mëngjes para orës 9, që ishte përcaktuar si orar për ndërhyrjet në sistem.
Deri tani pala greke nuk ka njoftuar ndonjë shtyrje të afatit të paravendosur për instalimin e sistemit SIS. Nëse procesi do të përfundojë sot lëvizja normale pritet të rifillojë prej orës 18 të mbrëmjes.
Top Channel