Kongresi Shëndetësia 2030 ka vijuar punimet ditës së sotme ku përveç shkëmbimit të eksperiencave ndërmjet profesionistëve më të kënaqurit nga ky kongres dolën mjekët specialistë.
Rritja e pagës pothuajse 70 % që do të marrin në muajin prill është e kënaqshme por shumë prej tyre nuk e shikojnë si një mase frenuese për largimin e mjekeve drejt tregut të Gjermanisë apo vendeve të tjera të BE-së.
Në fakt edhe pse rritje pagës është e kënaqshme largimi i mjekëve drejt Gjermanisë nuk është vetëm për shkaqe financiare pasi lidhet edhe me kushtet e punës sigurisë që mjekut pëer të ushtruar profesionin e tij, e të tjerë faktorë të cilët e detyrojnë të largohet.
Por fakt është tani mjekët nuk do ta kenë të thjeshtë të largohen pa kthyer më parë koston financiare që shteti shqiptar paguan për të përgatitur një mjek
Top Channel