Ish-kampionia e ‘bodybuilding’ thotë se dikur ishte kthyer në ‘makineri’ por nuk do të konkurrojë më kurrë (fotot)

07/03/2023 15:25

Një ish-kampione ‘bodybuilder’ që në adoleshencë fitoi tre kampionate insiston se nuk do të konkurrojë më kurrë prej pasojave që regjimi i ashpër ka lënë në mendjen e trupin e saj.

Bettina Grimaud, nga Melbourne, Australi, kreu 14 muaj stërvitje intensive me të cilat fitoi tre tituj.

Por pas realizimit të ambicjes së saj, Bettina thotë se po heq dorë nga kompeticionet e ardhshme prej pasojave në shëndetin e saj fizik e mendor.

Ajo thotë se ishte në dietë “gjithë kohën” dhe se nuk mund të shijonte drekat e darkat me familjen.

Nganjëherë Bettina thotë se nuk e zinte gjumi prej urisë.

Studentja e universitetit, vajza thotë se stili jetesës prej ‘bodybuilder’ i kushtoi shumë miqësi dhe lidhje personale.

Bettina tha për rrjetin Daily Mail Australia: “Nuk ka të bëjë vetëm me stërvitjen e përditshme dhe jetesën e shëndetshme. Ky regjim nuk është i shëndetshëm, nuk gënjej dot për këtë, kam bërë shumë sakrifica që nuk e di nëse duhet t’i bëja”.

“Jeta ime shoqërore u zhduk krejtësisht pasi diçka si kjo tregon vërtet se cilët janë miqtë e tu të vërtetë”.

Pasi kaloi 14 muaj duke tonifikuar trupin e saj, Bettina fitoi tre titujt sportivë – ‘Rising Star Bikini Model’, ‘Under 23 Rookie Bikini’, dhe ‘Rookie Bikini Open’.

Megjithëse tani ka hequr dorë nga sporti ekstrem, Bettina thotë se eksperienca e bëri më të fortë fizikisht e mendërisht.

“Ky nuk është një sport zbavitjeje, ai vuri në provë limitet e mia, por tani që e kalova ndjehem më e fortë”.

“Më dha mësime jetësore disipline dhe objektivi për atë që kërkon të arrish”.

Bettina thotë se tani po fokusohet në studimet e psikologjisë e shkencave.

FOTO GALERI
3/5
Studentja e universitetit, vajza thotë se stili jetesës prej ‘bodybuilder’ i kushtoi shumë miqësi dhe lidhje personale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA