Kriza e mbiprodhimit në sektorin e verës e ka shtyrë Francën të kërkojë zgjidhje, dhe idetë nuk mungojnë.

Për të ulur prodhimin vreshtat do të lihen djerrë dhe nga vera do të prodhohet parfum dhe karburant. Kjo ide përkrahet nga shteti dhe nga BE-ja.

Një çerek shekulli më parë, UNESCO e shpalli zonën e vreshtave të Saint Emilionit në Bordeaux (Bordo), trashëgimi të kulturës botërore.

Por seleksionimi i sofistikuar nuk shihet mes vreshtarëve në jugperëndim të vendit. Sektori është rënduar nga kriza e superprodhimit. Sipas pikëpamjes së shoqatave të vreshtarëve, vreshtarët francezë prodhojnë verë më tepër se duhet, sidomos verë të kuqe.

Si reagim ndaj uljes së fitimit, fshatarët që merren me kultivimin e rrushit do të preferonin më mirë të ulnin prodhimin dhe ta linin djerrë tokën e vreshtave. Për ta shmangur këtë, kërkohet zgjidhje deri në mbajtjen e panairit të bujqësisë këtë muaj.

Shteti, së bashku me Bashkimin Europian kanë shprehur gatishmërinë të venë në dispozicion deri 160 milionë euro për një fushatë distilimi.

Me këto para, vreshtarët do të dëmshpërblehen nëse shesin tek distileritë gjithsej 2,5 milionë hektolitërve verë, sidomos verë e kuqe.

Në këtë mënyrë deri dy të tretat e mbiprodhimit aktual duhet të zhduket nga tregu. Alkooli i distiluar duhet të përpunohet më tej duke u kthyer në parfum, lëndë dizifektuese ose karburant, bioethanol. Franca ka mbledhur tashmë përvojë me këto lloj ndërhyrjesh në treg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA