Baritoni Artur Vera dhe sopranoja Suada Gjergji u shpallën fitues të edicionit të 77 të konkursit për këngëtarët e rinj lirik “Comunita Europea”, në Spoleto të Italisë, mes 100 të rinjve nga e gjithë Evropa.
Konkursi u zhvillua në Teatro Nuovo Gian Carlo Menotti, në Spoleto dhe artistët shqiptarë u renditën mes 10 emrave fitues.
Më herët edhe artistë të tjerë që jane shpallur fitues në konkurset jashtë vendit, si baritoni Xhieldo Hyseni që triumfoi në garën e 74-të të këngëtarëve të rinj për vitin 2023. Në një garë që ka lançuar karriera të shumë këngëtarëve të talentuar të operas.
Këta të rinj kanë spikatur jo vetëm në skenën tonë tashmë. Sepse ata janë shndërruar në ambasadorë jo vetëm të teatrit por edhe të vendit, duke u vlerësuar në një konkurs ndërkombëtar. Për dy artistët edhe drejtoresha e përgjithshme e TKOB Abigeila Voshtina shprehet “Krenare të shoh se si të rinjtë, të cilët kanë spikatur në TKOB, lartësojnë anekënd, në mënyrë dinjitoze, vlerat tona kombëtare kulturore dhe promovojnë potencialin e tyre në zhanre të ndryshme muzikorë!”
Teatri i Operas sapo ka konkretizuar shfaqen e operetës Karnavalet në Tiranë dhe në Korcë, duke e rivënë në skenë pas 45 vitesh.
Top Channel