Dhjetëra zjarre në bregun lindor të Australisë mund të përkeqësohen pasi vazhdon një valë e fortë nxehti, kanë paralajmëruar shërbimet zjarrfikëse.
Pas dy vitesh shirash dhe përmbytjesh, një rikthim në kushte më të ngrohta ka shkaktuar zjarret më të këqija të shtetit të Uellsit të Ri Jugor që nga “Vera e Zezë” 2019/2020.
Një zjarr 250 km në veri-perëndim të Sidneit shkaktoi paralajmërimin e parë emergjent të zjarrit në rajon në dy vjet. Flakët arritën lartësinë 10-15 metra. Të martën, 33 zjarre janë ende aktive, 10 prej të cilave nuk janë nën kontroll, thanë autoritetet e zjarrfikësve.
Shërbimi Rural Zjarrfikës i NSW tha se erërat e forta kishin shkaktuar përhapjen e shpejtë të zjarreve. Temperaturat në disa pjesë të shtetit gjithashtu arritën në 40C të hënën, që nga janari 2021.
Banorëve në zonat e prekura në Uellsin e Ri Jugor – shteti më i populluar i Australisë – u është kërkuar të evakuohen dhe ka raportime për dëme në disa prona.
Kushtet e nxehta dhe të thata pritet të zgjasin deri të mërkurën.
Në vitin 2022, Sydney regjistroi vitin e tij më të lagësht që nga fillimi i regjistrimeve.
Të paktën 33 njerëz dhe rreth 3 miliardë kafshë dhe zogj vdiqën në zjarret e verës së zezë 2019-2020, një nga fatkeqësitë natyrore më të këqija të Australisë.
Top Channel