Protestuesit sulmojnë qendrën e policisë në Atlanta, SHBA (fotot)

06/03/2023 19:27

Pamje kaotike të kamerave të sigurisë u publikuan sot nga policia e Atlanta ku shiheshin protestues që ndiqnin oficerë policie duke i goditur me fishekzjarrë dhe objekte të tjera në nje impjant të gjerë trajnimi.

Të paktën 35 njerëz u arrestuan të djelën mbrëma gjatë protestës së dhunshme kundër qendres së gjerë të trajnimit dhe përkeqësimit të marrëdhënieve të zyrtarëve me komunitetin.

Policia tha se “agjitatorë të dhunshëm” nisën një sulm të koordinuar ndaj oficerëve dhe dogjën pajisje ndërtimi në impjant.

Qendra policore ka qenë objekt protestash dhe në të kaluarën teksa në janar një protestues u vra gjatë një incidenti me policinë, dhe një tjetër u plagos rëndë.

Disa arrestime janë bërë vitin që shkoi teksa policia çmontonte tendat e ngritura rreth kampit pasi protestuesit lëshonin shishe e gurë ndaj automjeteve të rendit.

Kreu vendor i policisë Darin Schierbaum, tha se veprime të tilla janë shkelje e ligjit.

“Është një sulm i dhunshëm, nuk është një protestë por një aktivitet kriminal pasi fishekzjarrë dhe koktejle Molotov u lëshuan ndaj oficerëve”, tha ai.

Qendra stërvitore e policisë është ndërtuar në rreth 30 hektarë në komunitetin DeKalb dhe ka qenë objekt opozicioni të fortë që prej nisjes propozimit në 2021.

FOTO GALERI
2/9
Të paktën 35 njerëz u arrestuan gjatë protestës së dhunshme kundër qendres së gjerë të trajnimit dhe përkeqësimit të marrëdhënieve me komunitetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA