Takimi me kryesinë, Enkelejd Alibeaj e zhvilloi këtë të hënë në ambientet e një hoteli privat në Tiranë.

Grupimi i Alibejat, edhe pse beson se tashmë vula e partisë i takon, nuk ka në plan të rikthehet në selinë blu. Gazetari i Top Story Juxhin Mustafaraj thotë se grupimi i Alibeajt ka marrë një ambient në zonën e ish-Bllokut për të zhvlluar aty takimet dhe mbledhjet e ardhshme.

“Duke përdorur dhe avantazhet që ky grupim ka si një grupim i financuar nga buxheti i shtetit, ka marrë një ambient privat në zonën e ish-bllokut në kryeqytet, ku do të zhvillojnë aktivitetin e tyre politik nga sot e në vazhdim.

Në arsyetimin që është dhënë përgjatë mbledhjes së sotme, është deklaruar se ne nuk jemi si ata që erdhën me forcë në 8 janar, për ta marrë dhunshëm godinën”.

Është edhe një mundësi që godina aktuale e Partisë Demokratike mund t’i kalojë ish-pronarëve, thotë gazetari.

“Në një të ardhme jo shumë të largët, mund të mos ekzistojë si godinë e Partisë Demokratike”, thotë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA