Forca e vetme e grupit në Partinë Demokratike që drejton Enkelejd Alibeaj, sipas Robert Rakipllarit është fakti se mund të kenë logon dhe siglën e partisë.
Alibeaj, thotë Rakipllari në “Top Story”, nuk ka elektoral ashtu si grupimi i Sali Berishës, por mbështetet te sigla.
“Unë mendoj që grupimi Alibeaj nuk do të nxirrte dot kandidat. Sepse grupimi Alibeaj mund të nxjerrë kandidat vetëm me siglën e Partisë Demokratike. Nuk mund të nxjerrë kandidat jashtë kësaj sigle. Është e qartë kjo pjesë. Grupimi Alibeaj ka si avantazh të vetin siglën, sepse nuk ka dëshmuar që ka elektorat, nuk ka dëshmuar që ka mbështetës.
Nëse do të ngelet në fuqi vendimi i shkallës së parë, i gjyqtarit Agron Zhukri, me shumë gjasa do të kishim një opozitë jo të bashkuar, por nuk do të kishte mundësi të kishim dy kandidatë në zgjedhje, do të kishim një kandidat përballë kandidatëve të PS-së.
Ata mund të ishin kandidat më të dobët, mund të mos kishin avantazhe të mëdha, pra të një opozite që shkon e bashkuar në zgjedhje, por do të ishte opozita më e bashkuar e mundshme në këto kushte”.
Top Channel