Italia ashpërson ligjin për duhanin: Do të ndalohet në ambientet e jashtme të bareve, restoranteve, stacioneve dhe parqeve

06/03/2023 23:02

Ministria e shëndetësisë në Itali po përgatit një ligj të ri për duhanpirjen, ku pritet të ndalohet pirja e duhanit edhe në ambientet e jashtme.

Projektligji parashikon që të ndalohet pirja e cigareve në tavolinat e jashtme të lokaleve dhe restoranteve, në stacionet e jashtme të metrove, autobusëve, trenave dhe trageteve. Ministri i Shëndetësisë Orazio Schillaci, kërkon që të ndalohet pirja e cigareve tradicionale dhe atyre elektronike.

Ligji parashikon që mund të pihet cigare vetëm në zona të rezervuara për duhan pirësit. Parashikohet gjithashtu edhe mbyllja e sallave për duhanpirësit në restorante dhe aeroporte. Nisma do ndalojë të pihet cigare edhe në parqe në prezencë të fëmijëve ose të grave shtatzënë.

Kundër këtij propozimi ka dalë ministri i Transportit Matteo Salvini, i cili e cilëson ligjin e ri të ekzagjeruar.

Ligji në Itali parashikon gjoba nga 50 deri në 500 euro për ata që pinë cigare në ambiente të ndaluara. Masa e gjobës dyfishohet në rastet kur pihet cigare në prezencë të një gruaje shtatzënë apo të një fëmije deri në 12 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA