Oerd Bylykbashi, i ftuar këtë të hëne në “Top Story”, ka komemtuar vendimin e gjykatës në lidhje me fatin e Partisë Demokratike.

Ai u shpreh se ka pasur reagim të menjëhershëm nga simpatizantët e PD-së në lidhje me vendimin dhe se tashmë është kuptuar kundërvënia që po i bëhet PD-së.

Bylykbashi tha se hera e fundit kur ka pasur garë zgjedhore reale ka qenë 2015-ta, ndërsa vendimi i gjykatës sipas tij qartësoi disa gjëra.

Bylykbashi: Ajo  që kam vënë re pas vendimit të gjykatës është se kam parë efektin e vendimit të Liltim Bashës në shtator. Një efkt energjizues te baza e PD-së, pasi ne bëmë publik depozitimin e kërkesës tonë për tu regjistruar në zgjedhje. Pati reagim menjëherë, ndoshta në momentin kur u anoncua vendimi nuk kuptohet por tashmë është shumë e qartë. Anëtarësia e PD-së ka kuptuar tashmë se familja e demokratëve është nën sulm, ka qenë gjatë gjithë kohës, por tashmë është shumë e qartë përsëri dhe nga ana tjetër ajo që shohim shtesë është një reagim gjithmonë e më shumë i njerëzve që nuk janë anëtarë PD-je, ndoshta as simpatizantë tamam por reagojnë menjëherë, e thonë në mënyrë private sensin e refuzimit të padrejtësisë. Jam i sigurt që sa më shumë të shpalosen elemente groteske do të kristalizohet sentiment zgjedhor dhe votë. Ne në zgjedhje nuk hyjmë për alibi, hera e fundit që hymë në një garë zgjedhore reale ka qenë 2015-ta. Në këtë betejë s’po futemi për të kërkuar alibira, pak më herët kemi dorëzuar listën e plotë të komisionerëve të KZAZ-ve. Vendimi i gjykatës ka kthjelluar disa gjëra, ndoshta ishte krijuar një lloj dyzimi dhe ai vendim tregoi si lihet opozita reale jashtë nga një vendim i qeverisë dhe kërkesa e Alibeajt për të zhbërë Kuvendin e 11 dhjetorit, gjë që gjykata nuk e pranoi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA