Nxënësve të shkollave të Kosovës u është ligjëruar për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë 25 vjetor, me të vetmen arsye që as brezat e rinj të mos harrojnë historinë e Kosovës.

Për fëmijët, figurë qendrore është pikërisht Adem Jashari.

Pranë varreve të Jasharëve kanë bërë homazhe edhe krerët e institucioneve e Rifat Jasharit i është ndarë “Urdhri i Lirisë”, i cili në Kuvendin e Kosovës bëri thirrje për unitet.

Në manifestimin e Epopesë së UÇK-së Kuvendi i Kosovës ka mbajtur edhe seancën solemne, ku komandantit Adem Jashari dhe familja e tij u përkujtuan.

E pjesë e fjalimeve në 25 vjetorin e Epopesë janë bërë edhe krerët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Më 5,6 dhe 7 mars përkujtohet sakrifica e Adem Jasharit dhe 55 familjarëve të tij që u vranë nga serbët më 1998 dhe shënohet Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA