Gazetari Bledi Mane, ish-konkurrent i Big Brother Vip Albania pretendon se në qëndrimin e tij dy javor arriti t’i prishë ekuilibrat e lojës.

Në “E Diell”, i akuzuar se u bë pale më Luizin brenda në shtëpinë e BB, Bledi tha se ai i shkatërroi katër lojtarët më të fortë të quajtur “bërthama”, Luizin, Oltën, Armaldon dhe Kristin.

Mane tha se në dy javë u dha atyre një mësim të mirë dhe dalja e tij ishte një dhuratë për Kiarën.

Ditën që dola i thashë, Kiara po të bëj një dhuratë. Unë po dal pa numëruar votat, ti do rrish dhe dy javë të stabilizosh marrëdhënien dhe do dalësh jashtë, dhe shikoni ça produkti kemi. Ajo kishte tre ditë që ishte trembur”- tha Mane.

“Jam i zhgënjyer si ti konkurrent, gazetari më i egër shqiptar bere 100 akuza për Luizin dhe kur u fute  u bëre palë me Luizin”- tha panelisti në E Diell.

Unë gjeta katër lojtarë të fortë dhe i shkatërrova, i ndava. Për dy javë un rrita nivelin e debateve. Nuk bëja debate lavatriçesh. Vetëm një bullizëm kishte me Tean dhe unë kam reaguar në mënyrë flagrante. Nuk doja t’i merrja Luizit kurorën, jo. Unë doja të isha puzzle në atë lojë dhe për dy javë u dhashë një mësim të mirë. Gjeta urrejtje e sheshova, gjeta bullizëm e sheshova, gjeta katër veta bërthamë dhe e përçava”– u përgjigj Bledi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA