Ruli dhe Smajlaj në gjykatë/ Brenda muajit pritet vendimi i dy protagonistëve të atletikës shqiptare

05/03/2023 20:07

Ditën e premte pranë zyrave të gjykatës sportive Sport Resolution në Nice të Francës janë paraqitur dy protagonistët e atletikës shqiptare, presidenti Gjergj Ruli dhe atleti Izmir Smajlaj, në seancën e parë të apelimit ndaj akuzave që i janë bërë për manipulim rezultati, si pasojë e së cilës kërkohet 4 deri në 8 vjet pezullim nga Njësia e Integritetit të Atletikës.

Në një seancë e cila ka zgjatur 7 orë, Smajlaj dhe Ruli u përfaqësuan nga avokatët e tyre Riomina Zaho dhe Ermir Beta përballë drejtuesëve të Njësisë së Integritetit që ishte pala akuzuese dhe në praninë e tre arbitrave që dëgjuan dhe morën në pyetje palët gjatë këtij ballafaqimi.

Top Channel ka kontaktuar me ta dhe ka mësuar të zbardhë një pjesë të dëshmive të dy të akuzuarëve të atletikës shqiptare.

“Detyra e vetme e imja si atlet është të maksimalizoj performancën time, të luftoj për performancën time, të marrë pjesë në gara dhe nuk kam asnjë përgjegjësi lidhur me procedurën që ndjek federata apo komitetit olimpik në aplikimin që ai bën për aktivitetet kombëtare. Cfarë komunikohet në formularët komunikues me federatën ndërkombëtare nuk është detyrë e imja dhe aq më pak përgjegjësi e imja. Dhe për dijeninë time nuk ka asnjë fakt nuk ka asnjë korrespondencë asnjë mesazh. Lidhur me foton gjithmonë kam deklaruar se ka qenë stërvitore dhe asnjëherë nuk kam deklarua se është foto e garës”, tha alteti Ismir Smalaj.

Sposrtisit Smajlaj duket më jashtë kësaj historie duke qenë se akuza e ngritur për parregullsi të organizimit të saj gare, ku bëhet fjalë për një deklaratë për matës ere që në të vërtetë nuk ka qenë, nuk ka asnjë lidhje me garuesin.

Ndërkohë që fajin për këtë ngjarje e ka marrë përsipër ish-sekretari i përgjithshëm Nikolin Dionisi, i cili ka pranuar gabimin e bërë duke mohuar bashkëpunimin me presidentin Gjergj Rulli, njëkohësisht edhe trajner i Izimri Smajlajt, e aq më pak me sportistin.

“Në thelb të kësaj nuk qëndron akuza që ka bërë njësia e integritetit. Federata deri më sot nuk ka patur një matës ere të siguruar nga federata botërore dhe këtë e di shumë mirë IAAF-i. Kjo mungesë nuk mudn të serviret sot në dëm të presidentit të federatës një mjet që nuk ja kanë siguruar kurrë, por gjithmonë e kanë marrë hua nga Kosoa apo Maqedonia e Veriut. Federata Botërore ka qenë në dijeni të këtij fakti”, tha Gjergj Ruli, ish-president i Federatës Shqiptare të Atletikës.

Do të ketë gjithashtu një seancë përmbyllëse duke qenë se e gjithë çështja nuk u ezaurua për shkak të orarit të tejzgjatur ditën e premte. Kjo seancë do të zhvillohet on-line ditën e martë e nga ajo ditë gjykata do të marrë 30 ditë kohë deri në marrjen e një vendimit. Ndërkohë për momentin i vetmi lajm i mirë që vjen nga ky ballafaqim është që Shqipëria nisur nga kjo ngjarje ka siguruar më në fund nga federata botërore një matës ere të parametrave të nevojshme për garat të atletikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA