Banorët e Bërxullës kanë protestuar sërish këtë diel duke bllokuar rrugën që lidh Tiranën me Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza.

Banorët kërkojnë që të largohet firma që po kryen punimet pasi nuk ka leje ndërtimi dhe nuk ka leje për tu futur në pronat  e tyre pa u dëmshpërblyer më parë për tokat me çmimin e tregut.

Ata janë ulur në rrugë duke u shprehur të vendosur se nuk do të lejojnë punëtorët e firmës të prekin tokat e tyre. Rruga nuk do të ndërtohet pa negociuar me ta.

“Ata qëndrojnë në llogoret e tyre por pa negociuar me ne, rruga nuk do të ndërtohet”- shprehet një banor.

Rruga Thumanë-Kashar është dhënë me koncesion kompanisë Gener 2 e cila ka nisur punimet pa u pajisur me leje ndërtimi.

Aksi nga ku kalon rruga Thumanë-Kashar prek rreth 30 ha tokë në Berxullë dhe 20 banesa për të cilat banorët kërkojnë dëmshpërblim me çmimin e tregut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA