Kourtney Kardashian është zyrtarisht një bjonde.
Të shtunën, motra më e madhe Kardashian e cila e ka mbajtur ngjyrën e saj natyrale të flokëve të qëndrueshme gjatë viteve vendosi që të ndryshojë pak dhe kaloi nga grupi i bruneve shumë shpejt tek ai i bjondeve. Të gjithë këtë ajo e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social, Instagram.
View this post on Instagram
Themeluesja e Poosh e kishe kombinuar modelin e saj të ri të flokëve bionde me një korse lëkure të zezë me lidhëse në qendër, si dhe pantallona të ngjashme dhe një xhaketë lëkure të gjerë. Ajo e kombinoi veshjen edhe me aksesorë, një gjerdan diamanti. Mbrëmë, Kourtney bëri daljen e parë publike me flokët e saj bjonde në UFC 285 në Las Vegas, ku mori pjesë me bashkëshortin e saj Travis Barker, i cili gjithashtu kishte veshur të zeza nga koka te këmbët në këtë event.
Ndërsa Kourtney rrallë eksperimenton me flokët e saj brune, kjo në fakt nuk është hera e parë që ajo bëhet bjonde. Në vitin 2019, ylli i realitetit zbuloi se i kishte lyer flokët bionde si adoleshente. “Kim nuk është e vetmja në familje që është bërë bjonde platin”, shkroi ajo në website-n e saj në atë kohë. “E gjeta këtë foto timen kur isha 16 vjeç – dhe më riktheu kaq shumë kujtime nga kjo epokë! Midis buzëve, vetullave të holla si laps dhe flokëve të bardhë, mendoj se kam përqafuar vërtet tendencat e viteve ’90 në atë ditë!”
Ajo vazhdoi: “Edhe pse ndoshta nuk do të bëj më kurrë diçka kaq ekstreme me flokët e mi – sepse më shkatërroi flokët dhe u desh përgjithmonë për t’u bërë të shëndetshëm – jam e lumtur që e provova një herë.”
Top Channel