
Osmani kërkon mbrojtje nga Londra, takohet me Lammy: Propozon marrëveshje “speciale”
02/04 12:28
Në Kosovë është përkujtuar 25 vjetori i epopesë së UCK-së në Prekaz, në shtëpinë dhe memorialin e komandantit legjendar Adem Jashari.
Kjo ditë e shënuar përkujton rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe për tre ditë radhazi, ku mbetën të vrarë rreth 50 anëtarë të familjes.
Krerët e shtetit në vizitën e tyre u shprehën se liria e Kosovës i detyrohet familjes Jashari.
Dita përkujtimore është përshëndetur edhe nga presidenti Bajram Begaj.
Kreu i Shtetit u shpreh se qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit nisi një epokë të re për Kosovën, atë të lirisë dhe demokracisë.
Top Channel