Aksidenti tragjik në Larisa, Ministria e Jashme greke falenderon qeverinë shqiptare për mbështetjen

05/03/2023 22:43

Ministria e Jashtme greke ka dërguar një falenderim të ngrohtë, nëpërmjet Twitter, qeverisë shqiptare për mbështetjen në aksidentin tragjik.

Mesazhi ishte për qeverinë, Institucionet Shtetërore dhe Publike të Shqipërisë dhe misioneve të saj diplomatike që nderuan viktimat e aksidentit tragjik të trenit në luginën e Tempit duke ulur flamujt e tyre në gjysmështizë në këtë ditë zie.

Gjithashtu ajo u çon ngushëllime të sinqerta familjeve shqiptare të viktimave dhe të afërmve të tyre.

Nga përplasja e trenave humbën jetën 57 persona, ndërsa mes viktimave janë edhe 6 shqiptarë. Sot në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar u ul në gjysmështizë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA