Rriten goditjet në tru tek qytetarët ku pjesën më të madhe e zënë ishemitë apo trompozat në tru me gati 85 % të rasteve si dhe hemorragjitë cerebrale që lidhen me çarjen e enëve të gjakut të trurit të cilat zënë 15%.
“Kjo periudhë ka pasur shtim të rasteve sepse vetë dimie stimulon”- tha Entela Basha, mjeke neurologe.
Goditjet e trurit prekin më së shumti moshat e treta por janë shtuar edhe tek moshat e reja të cilët konsumojnë droge dhe alkool. Por përse ndodhin goditjet e trurit?
“Si faktor rrisku kanë hipertensionin, diabetin problemet kardiake, kolesterolin etj. Ndërsa tek të rinjtë ata që janë konsumatorë të drogërave dhe alkoolit.”- tha Entela Basha
Goditjet e trurit shkaktojnë invalidizim të pacientit deri dhe vdekje por mund të reduktohen këto dëme nëse paraqitesh tek mjeku neurolog brenda tre orëve kur ndihen simptomat.
Sipas mjekes neurologe faktor rriksu i rëndësishëm është dhe jeta sedentare, ndaj këshillohet sa më shumë aktivitet fizik.
Top Channel