Për disa shenja të zodiakut, marsi do të jetë muaji i tyre me fat në dashuri sidomos në fund të muajit pasi hyjmë në shenjën e Dashit dhe në periudhën e rilindjes, ku ne do të bëhemi një version më i mirë i vetes tonë.
3 shenjat më me fat në dashuri janë:
Ky muaj pritet t’ju dhurojë momente të këndshme dhe pasion. Në fillim të muajit nuk mungojnë mundësitë për të njohur njerëz të rinj, lajme të gëzuara dhe flirtim. Më shumë fat do të keni nga data 22 e muajit, kur edhe Afërdita do të kalojë në shenjën e Dashit. Duke qenë se Venusi është planeti juaj sundimtar do t’ju ofrojë këndvështrime të reja dhe emocione të mëdha në lidhjet e dashurisë.
Ju jeni protagonistët e muajit mars dhe kjo sepse në shenjën tuaj keni Neptunin, që do t’ju sjellë fat dhe realizimin e çdo dëshire. Nevoja juaj bazë është të ecni përpara, të bëni një fillim të ri, të rinovoni jetën tuaj dhe sigurisht emocionet tuaja. Me favorin e Neptunit dhe duke qenë se tashmë jeni në sezonin tuaj, ju paraqiten mundësi në emocionet tuaja që ju bëjnë të shpëtoni nga pasiviteti apo edhe nga rutina. Zhvillimet e marsit do të jenë shumë të shpejta, duke ndjekur atë që dëshironi.
Skenari astrologjik tregon se marsi do të jetë një muaj kyç për jetën tuaj të dashurisë. Deri në datën 7 të muajit parashikohet një fillim i ri emocional ndërsa gjatë muajit Mërkuri ju ofron mundësi për zhvillim marrëdhënieje, përkushtim, shoqëri apo edhe perspektiva e një martese. Duke qenë se ju udhëhiqeni prej Mërkurit, planeti i komunikimit përdoreni këtë në avantazhin tuaj dhe gjëra të mira ju presion në horizont.
Top Channel