Leonardo DiCaprio është një nga aktorët më të njohur dhe më të famshëm në Hollywood, por ai është gjithashtu i apasionuar pas modës dhe grave. 

Kjo është arsyeja pse ai është parë në Javën e Modës në Paris, e cila po mbahet në kryeqytetin francez nga 27 shkurt deri më 7 mars.

Aktori nuk ka ndjekur vetëm sfilata, por ka mundur të shijojë edhe natën pariziane dhe në njërën prej tyre është parë me ish-partneren e përfolur të Kylian Mbappe, Rose Bertram.

Këtë e ka bërë të ditur prestigjiozja Daily Mail, e cila të premten ka publikuar imazhe të modeles belge me aktorin amerikan. Të dy morën pjesë në një festë të organizuar nga DiCaprio dhe miku i tij Richie Akiva në një restorant të njohur në Paris, Kuku.

Në mediat britanike thonë se në festë kanë mbërritur njëkohësisht ylli i ‘Titanic’ dhe modelja 28-vjeçare. Aktori ishte veshur në një stil casual, i gjithi në të zeza, me një kapele për të kaluar pa u vënë re nga paparacët, por edhe kështu kamerat arritën ta fotografonin para se të hynte në restorant.

Ajo është një modele nga Belgjika e njohur për të punuar me marka si H&M apo L’Oreal. Përveç se ishte me yllin e PSG-së, ajo ishte me një futbollist holandez, Gregory van der Wiel, me të cilin kishte një vajzë të quajtur Naleya, e cila tani është pesë vjeç. Pasi i dha fund lidhjes me këtë lojtar, me të cilin kaloi tetë vite, ajo u lidh me Mbappen, por që kur nisën thashethemet, ata nuk bënë deklarata për këtë dhe nuk u shprehën. Bertram hodhi poshtë të gjitha thashethemet duke thënë se ata nuk ishin bashkë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA