Ermiona Lekbello, ish-banorja e Big Brother VIP ka qenë e pranishme mbrëmjen e sotme në spektaklin e BBV, ku ka shprehur mendimet e saj në lidhje me eksperiencën në Big Brother Vip.

Edhe pse ajo u përjashtua nga Big Brother VIP për shkak të gjuhës së rëndë të përdorur brenda në shtëpi, nuk i ka kursyer kritikat për banorët dhe ka treguar se mendimet e saj për karakterin e secilit nuk kanë ndryshuar.

Ermiona: Falenderoj shqiptarët kudo ku janë në botë, për të gjithë mbështetjen dhe dashurinë. Ata e kuptuan Jonën. Unë qendrova 17 ditë brenda. Isha nervoze në fillim, për shkak se do jetoja me 13 veta në shtëpi. Duhet të përballoja këta persona që nuk i njihja dhe në spektakël erdha për të bërë një sfidë me vete. Nuk do bëja asgjë ndryshe, këtë karakter kam. Pata një eksperiencë që nuk e kam provuar kurrë në jetë. Nuk është e lehtë të qëndrosh e izoluar, sidomos për mua që jam shpirt i lirë. Sidomos me hienat që janë brenda në shtëpi. E kam fjalën për ato që krijojnë situatat tragji-komike. Aty humanizmi vdes, nuk ka humanizëm. Atyre bravo i qoftë, unë nuk e përballova dot më. Aty shahen, e pështyhen e më pas bëhen miq. Kiara ka 65 ditë aty, dhe e ka përkrahur lojën e Luizit. Ajo e bëri shumë të madhe atë skenë. Unë pas atyre tre ditëve, nuk kam parë më Big Brother. Zhaklina tha diçka, që unë nuk jam feministe. Femrat duhet të duhen, unë këtë gjë nuk e ndjeva në shtëpi. Unë aty pash armiqësi mes femrave. Kur është kjo situatë, mashkulli e ka të lehtë të futet në mes. Duhet ne një herë të përmirësohemi, e më pas të kërkojmë një femër jo të dhunshëm. Kur më the për vajzë… Vajza ime 65 ditë, nuk do ja dilte dot aty. Unë isha e para që i thash Kiarës hiqë dhe fol. Mu neveritën njerëzit. Kiara mu neverit, Olta po ashtu, Armaldo si femër e keqe që tregonte histori mbrapa krahëve. Nita nga ana tjetër, vinte pas meje dhe Luizit të dëgjonte ndonjë fjalë. Mu neverit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA