“Doja t’i shuaja si familje” si lindi konflikti mes familjes Hysa dhe Dan Hutrës! Autori nuk gjeti Alketën në shtëpi

04/03/2023 13:10

Autori i tre vrasjeve, Dan Hutra është shprehur se donte ta vriste të gjithë familjen e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysën.

Bazuar në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, konflikti mes familjes Hysa dhe Dan Hutrës nisi në momentin kur ish bashkëjetuesja e tij, Alketa u largua nga shtëpia.

Sipas dosjes, Dani dhe Alketa janë njohur në maj të vitit 2022 dhe një muaj më pas kanë bërë dasmë, por nuk janë celebruar.

“Alketa i ka bërë me dije se ishte shtatzëne dhe në vijim Dani së bashku me Alketën kanë kryer një vizitë mjekësore ku ka rezultuar se Alketa ishte shtatzënë 45-ditëshe. Më datë 19.06.2022 Danin sqaron se e ka lënë Alketën në banesën e tij dhe kur është kthyer nuk e ka gjetur në shtëpi, ka kërkuar në banesën e prindërve të saj, por nuk ka qenë as aty. Së bashku me nënën dhe vjehrrën Dani ka shkuar në Komisariatin e Policisë Nr.5 Tiranë për të bërë kallëzim për largimin e Alketës. Pas disa orësh ai është njoftuar për kthimin e Alketës, kanë debatuar mbi këtë situatë dhe Dani ka hequr unazën dhe ia ka kthyer Alketës ne prezencë të familjarëve të saj. Pas Jave ai është telefonuar nga familja e Alketes për, t’u sqaruar për shtatzëninë e saj. Pretendon që sapo ka ardhur në Tiranë dhe ka hyrë te shtëpia e vjehrrit të tij, ka ardhur polica, e ka shoqëruar dhe arrestuar padrejtësisht dhe nuk i janë respektuar të drejtat gjatë burgimit. Nga ana tjetër Alketa ka tentuar të rregullojë marrëdhëniet me Danin gjatë kohës që ai vuante dënimin, por ai e ka refuzuar duke pretenduar se i është bërë padrejtësi. Më datë 16.02.2023 Dani është liruar nga burgu dhe 3-4 ditë para se të dilte, Alketa ka lindur djalë për të cilin Dani ka dyshime që nuk është babai biologjik. Dani me Alketën ka debatuar mbi çështjen e atësisë duke deklaruar se nga debatet e ndodhura, ka vendosur që të shuajë familjen e Alketës dhe për këtë ka thurur plan, konkretisht më datë 26.02.2023 ka marrë një automjet me qira dhe 1 dië para ngjarjes ka shkuar në qytetin e Kukësit ku ka marrë armën kallashnikov që e kishte fshehur prej disa vitesh”, sipas dosjes.

Dan Hutra në gjykatë

Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest me burg” për Dan Hutrën, autor i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave në masakrën e 1 marsit. Hutra është shfaqur i qetë gjatë seancës gjyqësore dhe pa asnjë shenjë pendese.

Dan HutraI kam bërë të gjitha me vetëdije të plotë. Kur më dënuan për dhunë në familje më dënuan pa asnjë provë, ndaj i bëra të gjitha. I pranoj të gjitha dhe nuk jam i penduar. Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmojë në burg.

Dan Hutra këmbënguli që për dhunën në familje e kanë akuzuar pa qenë fajtor.

Hutra: Nuk më intereson fare, e kam mbyllur dhe pesë burgime të përjetshme të më jepni. Kërkova ADN e fëmijës por s’pranuan dhe aty më lindi dyshimi, por nuk e kam rrahur bashkëjetuesen.

Hutra: I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos dënojë njerëz të pafajshëm që mos përfundojnë në masakra të tilla.

Mesditën e 1 marsit, Hutra shkoi në Astir për të eliminuar me thikë pa shkaktuar shumë zhurmë Marjana Gurakuqin të cilën e akuzonte se nuk i kishte kthyer një shumë parash.

Falë disa klientëve që hynë në dyqan dhe reagimit të saj ajo mundi të shpëtojë me disa lëndime në dorë dhe në fytyrë. Fill pas kësaj ngjarje ai shkoi në Kodër Kamëz ku qëlloi ndaj familjes së ish-bashkëjetueses, duke lënë të plagosur  ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa 60 vjeçe dhe vrarë me armë zjarri Mevlute Hysan 30 vjeçe, motrën e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, të fejuarën e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Më pas ai shkoi në Kamëz dhe vrau motrën e kundërshtarit të tij në burg, Etleva Kurtin.

Sipas tij objektivi i radhës ishte një person me vendbanim në Kombinat, i cili sipas tij kishte shitur në vitin 1999 armën me të cilën u vra i ati në Durrës.

Por mungesa e një adrese të saktë si edhe etja dhe uria e detyroi atë të shkojë në disa biznese dhe të bjerë kështu në gjurmë të policisë që kishte orë që e kërkonte.

Pasi u arrestua ai ka treguar me gjakftohtësi para grupit hetimor për krimet dhe motivet të cilat i kishte planifikuar me imtësi që në kohën kur ishte në burg. Pasi doli më 16 shkurt vëzhgoi objektivat siguroi armën dhe makinën dhe vuri në jetë planin djallëzor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA