Grevë e re 48-orëshe për të shtunën dhe të dielën kanë paralajmëruar sindikatat e hekurudhave.
Të dielën në mëngjes hekurudhat do të zhvillojnë një miting në Syntagma. Shërbimet hekurudhore janë pezulluar që prej mesditës së të mërkurës së 1 marsit pas aksidentit tragjik në Tempe, i cili rezultoi me 57 të vdekur.
Siç kishte njoftuar Federata Panhelenike Hekurudhore (POS), do të hartohet një memorandum me të gjitha problemet që kanë të bëjnë me hekurudhën dhe do të kërkohet një takim i menjëhershëm me Ministrinë e Transportit dhe partitë politike, më vonë deri në javën e ardhshme për të paraqitur mendimet e lëvizjes sindikale për çështje të sigurisë.
Menjëherë pas mbledhjeve dhe duke marrë parasysh rezultatet e diskutimeve, Bordi i Drejtorëve do të mblidhet për të marrë vendimet përkatëse.
Top Channel