Vendimi i Gjykatës për PD-në/ Alibeaj fton demokratët të bashkohen: T’i lemë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 majit

03/03/2023 20:25

Enkelejd Alibeaj ka reaguar për herë të parë në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për çështjen e PD-së.

Me anë të një postimi në rrejte sociale ai është shprehur se ky është një ogur mirë për partinë dhe është momenti i duhur që demokratët të bashkohen për 14 majin e të lënë mënjanë pakënaqësitë.

Në mënyrë që të qetësojë “gjakrat” brenda PD-së, ai u shpreh se ky nuk triumf për askënd dhe se kjo është një ditë reflektimi e thellë.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë.

Kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për tu përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrveshjet mes nesh të shkaktuara nga mentaliteti i vjetëruar i politikës shqiptare.

Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve.

Nuk është ditë triumfi për askënd. Është ditë reflektimi i thellë, për ato që kemi kaluar dhe për te perballuar të ardhmen, që nuk është e thjeshtë, por as e pamundur.

Për tu dhënë shqiptarëve #ditë më të mira”- tha Alibeaj.

Top Channel