Përfaqësuesi i vetëm i serbëve në institucionet e Kosovës, ministri Nenad Rashiq e ka vlerësuar planin bazë të normalizimit si marrëveshje të mirë, për tejkalimin e konflikteve. 

Megjithatë ai shton se mospërfshirja e serbëve në proces do të shkaktojë probleme në zbatimin e tij.

Rashiq nuk ka një ide se çfarë statusi mund të marrë Kisha Ortodokse Serbe me këtë plan, por thotë që për Asociacionin, më e rëndësishme është statusi që do  ketë se emri.

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, beson se me nënshkrimin e planit të zbatimit të Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve edhe zgjedhjet e prillit do të mund të mbaheshin në pjesën veriore të Kosovës, pa presion e incidente.

Top Channel