Një vajzë ka humbur ndjenjat gjatë protestës së opozitës.

Ambulanca i ka ardhur në ndihmë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e saj.

Mbështetës së opozitës me në krye Sali Berishën kanë nisur marshimin nga selia blu drejt Kryeministrisë.

Protesta zhvillohet njëkohësisht me gjyqin në Apel për vulën e Partisë Demokratike, ku do të vendoset ligjërisht nëse në krye të partisë më të madhe opozitare është Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj.

Tubimit i është bashkuar dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se  “protesta lidhet me çështjet me ekzistenciale të pluralizmit të drejtave të qytetarëve dhe ky vendim është mbajtur për shkak të korrupsionit të Edi Ramës”.

 

Top Channel