H & M vjen në Shqipëri! Drejtuesi i Departamentit të Eksperiencës së Klientit dhe Shitjeve zbulon detajet, risitë për tregun shqiptar

03/03/2023 10:31

Linja ndërkombëtare e veshjeve H & M vjen së Shpejti në Shqipëri. Drejtues i Departamentit të Eksperiencës së Klientit dhe Shitjeve, Filip Ekvall tregon si u mor vendimi për të hyrë në tregun shqiptar dhe çfarë duhet të presin klienëtët nga H & M.

Pse Shqipëria dhe pse tani?

Shqipëria ka qenë në radarin tonë prej disa kohësh dhe mendojmë se ky ishte momenti i duhur në të cilin u krijua edhe mundësia e bashkëpunimit me një ndër qendrat më të rëndësishme tregtare siç është TEG në Tiranë. Ndaj ne jemi të emocionuar duke konsideruar edhe faktin se deri më tani, të gjithë dashamirësit e H&M dhe modës po e presin me padurim hapjen e dyqanit tonë të parë më 17 Mars.

Sa dyqane keni ndërmend të hapni?

Tani për tani do të fokusohemi te kjo hapësirë e re në TEG, por sigurisht, shpresojmë dhe kërkojmë të zgjerojmë aktivitetin tonë dhe në qytete të tjera.

Çfarë duhet të presin klientët nga kjo hapësirë fantastike plot 2180 metra katrorë?

A do të jetë kjo eksperiencë një përvojë globale e blerjeve, me standardin të cilën jemi mësuar në dyqanet e tjera të H&M në mbarë botën?!

Do të ketë mode dhe stil, të gjitha, nga bazat e përditshme deri tek tendencat më të fundit, të paraqitura në një mënyrë frymëzuese. Klientët gjithashtu duhet të presin me padurim bashkëpunimet tona të lakmuara të stilistëve.

Cilat janë pikat kryesore të markës suaj në krahasim me markat e tjera të ngjashme në Shqipëri? Pse një klient duhet të blejë në dyqanin tuaj dhe jo diku tjetër?

Ka shumë marka të mira atje jashtë, ajo që ne ofrojmë është një gamë e gjerë dhe diçka për të gjithë: nga veshjet e grave dhe burrave te veshjet për fëmijë, duke i kushtuar vëmendje cilësisë dhe duke marrë parasysh qëndrueshmërinë për gjithçka që bëjmë dhe ua ofrojmë klientëve tanë në çmime të shkëlqyera.

Si arrin marka të përshtatë strategjinë e saj në tregjet lokale dhe të ruajë pozicionin e të qenit në krye të klientëve?

Ne kemi respektin më të madh për të gjitha tregjet ku operojmë dhe mezi presim të shohim se çfarë do të vlerësohet nga klientët shqiptarë, për të ekuilibruar më pas ofertën tonë.

H&M vendos një fokus të fortë te qëndrueshmëria dhe “moda cirkulare” e riciklueshme, kjo është e dukshme në çdo aspekt të punës së kompanisë.

Si prisni që prania e H&M të ndikojë në zakonet e blerësit vendas në Shqipëri?

Ne do ta bëjmë këtë duke u treguar qartë klientëve tanë në dyqan se ku mund të bëjnë zgjedhje më të mira, por edhe si të kujdesen për veshjet në mënyrë që ato të zgjasin në kohë. Kur një artikull nuk është më i preferuari juaj në gardërobë, ne i inkurajojmë të gjithë që ose ta dorëzojnë atë, ta rishesin, ta japin për bamirësi ose të përdorin iniciativën tonë për mbledhjen e veshjeve duke mbyllur kështu ciklin e modës.

Top Channel