Njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë, kush janë dy banorët që shkojnë në televotim për të martën Analisti Arjan Çani ka deklaruar këtë mbrëmje në Top Story se çështja e McGonigal nuk do të qartësohet në 2023 dhe se gjyqi ndaj tij me gjasa do të zgjasë mbi gjashtë muaj.
Sipas tij nëse lidhja e kryeministrit me këtë çështje do të kishte ndodhur në një vend tjetër, Rama do ishte thirrur në dyert e drejtësisë të paktën për të dëshmuar.
“Ecobari doli dhe tha pa përmendur Ramën se kjo nuk e impakton marrëdhënien dhe mbeten të rëndësishme marrëdhëniet me Shqipërinë. Për mua kjo gjë nuk është kot, nuk e tha për qejf, dukej që ishte për ti dhënë një dorë. Ai nuk e përmendi u tregua i kujdesshëm duke thënë se Shqipëria është aleate. Ky do të jetë debat shumë i bukur, kjo është një fabul fantastike dhe kam dëgjuar se minimum 6 muaj duhet derisa të dalë në gjyq sërish McGonigal. Kjo është interesante kjo histori, po ka një çështje dhe Rama nuk është i akuzuar por në një vend me drejtësi më të pavarur se në Shqipëri kjo çështje do të ishte në dyert e drejtësisë, Rama do të pyetej.”-* tha Arjan Çani.
Top Channel