Kuvendi po mban sot mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama, për çështjen McGonigal, të kërkuar nga opozita.
Grupi parlamentar i PS-së do të ketë 750 minuta në dispozicion, 350 minuta do jenë për PD, 70 minuta për grupin parlamentar ‘Aleanca për ndryshim’, 80 minuta për ‘Drejtësi dhe Integrim’, 30 minuta për Partinë e Lirisë dhe e njëjta kohë do të jetë në dispozicion edhe për deputetët e PSD.
Ndërsa 9 deputetë të Rithemelimit do të kenë 10 minuta kohë për të folur.
Ish-kryeministri Sali Berisha me një grup të deputetëve të Rithemelimit pritet të rikthehen këtë të enjte, pasi u ka përfunduar afati i përjashtimit, pas seancave të shkuara plot tensione.
Katër deputetë demokratë do të mungojnë sot, pasi u dënuan me përjashtim disa ditë nga seancat plenare. Ata janë Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti dhe Oerd Bylykbashi.
Seancat e fundit plenare janë përfshirë nga tensioni dhe kaosi, pasi opozita bllokoi foltoren për mos plotësimin e kërkesës që të realizohej mocioni me debat me kryeministrin Rama dhe prezencën e tij fizike në sallë.
Top Channel