Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Abdixhiku përplaset me Kurtin në mocionin në Kuvend: S’të intereson përballja me Vuçiçin, do luftën e brendshme politike

02/03/2023 14:36

Një mocion me debat po mbahet këtë të enjte edhe në Kosovë për për marrëveshjen me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve në bazë të planit të Bashkimit Evropian.

Mocioni me kryeministrin Albin Kurti u kërkua nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u miratua me shumicë votash.

Debatet nisën pasi Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kërkoi që Kurti të jetë i pranishëm në seancë.

Ai akuzoi mazhorancën se po sillet si parti shtet formuese, duke i ndaluar fjalën opozitës. Sipas tij, mazhoranca ka frikë, ndërsa kërkoi nga Kurti të tregojë cilat pika të marrëveshjen janë propozuar nga ai dhe jo nga presidenti serb Aleksander Vuçiç. Abdixhiku përmendi një nen në preambulë të propozimit të BE-së për dialogun, i cili sipas tij, tregon se Kosova e vë në neutralitet edhe statusin e vet politik, përkundër vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Abdixhiku: Në një rast të paprecedent, Kosova pajtohet pa paragjykim e palëve për statusin e vet, që është pjesë e preambulës. Në një formulim të vetëm, barazon mosnjohjen nga Serbia me pavarësinë e vet. Neutraliteti mbi statusin është dëm historik mbi Kosovën, edhe në marrëveshjet që kishin ambiguitet, si fusnota që kishte aktin e GJND-së. Pa paragjykime mbi cështjen e statusit.

Ajo që nuk dihet që ka pranuar janë të definuara në nenin 7, fillimisht për vetmanxhimin e komunitetit serbë dhe duke zyrtarizuar statusin e kishës ortodokse serbe. Këto dy elemente të paqarta dhe këto bëhen në bazë puro monoetnike, flitet për vetëm një komunitet.

Nuk e kanë sigurt se ç’ka kanë pranuar, nuk e dinë se ç’ka kanë pranuar. Me gjasë një marrëveshje të dakorduar e pranuar. Duhet të sqarojë se ç’ka përmban neni 7.

Kurti: Bashkimi Evropian e ka propozuar zyrtarisht vetëm njërin dokument, atë të planit bazë dhe aneksin, ende duhet të negociohet.

Në takimin trelateral, i ofrova nënshkrimin zyrtar të marrëveshjes bazike të cilën do ta nënshkruanin edhe Borrell e Vuçiç, propozimin tim e refuzoi Vuçiç, refuzimi i tij ishte në mënyrë kategorike.

Qëndrimi i Borrell ishte se ky dokument nuk do të diskutohej më, ka një format përfundimtar prandaj edhe është publikuar. Pranimi bëhet vetëm përmes nënshkrimit të dy palëve, nuk është pranuar marrëveshja. Refuzimi nga ana e Serbisë tregon se ata nuk janë pajtuar dhe nuk e pranojnë. Ka një dallim të madh mes pranimit të një marrëveshjeje si koncept simbolik dhe për të marrë përsipër pasojat juridike e politike.

Presidenti i Serbisë e ka refuzuar të dytën, po refuzon të pranojë marrëveshjen si të obligueshme ndërkombëtarisht.

Ata që thonë se kjo marrëveshje nuk ka njohje defacto e kanë barrën të tregojnë pse këtë nuk e pranoi shteti fqinj. Më lejoni të ju them se marrëveshja bazë përbën një hap të rëndësishëm në rregullimin e marrëdhënieve të dy shteteve.

I vetmi nen ku ka një problem është ajo që lidhet me problemet e trashëguara. Ajo është neni 10 i marrëveshjes që e përmban normën që të gjitha marrëveshjet e Brukselit. Këtu e kam fjalën për marrëveshjen Thaci Daçiç, e të zgjeruar me marrëveshjen Mustafa Vuçiç, mbi asociacionin. Marrëveshja bazë nuk i veçon elementet po i vendosë si kategori, e kam pranuar se ekziston një thes me marrëveshje dhe për ti zbatuar 40 marrëveshje e duhet të zbatohen sipas rrjedhës kohore dhe nëse janë në përputhje me ligjet e Kosovës.

Nëse më pyesni, a duhet zbatuar ato që ndërkombëtarët presin, përgjigjja ime është po, por vetëm nëse zbatohen të gjithë por në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Nuk lejoj veçime.

Asgjë e re e cila nuk ka qenë e pranuar, nuk do pranohej, nuk është pranuar dhe nuk është negociuar, të gjithë ata që thonë se ne kemi pranuar një element të ri, janë të keqinformuar, nëse do flisa më shumë do të dëmtoja pozicionin negociiues të shtetit.

Kurti më 27 shkurt në Bruksel është dakorduar me palën serbe për planit e BE-së për dialogun dhe marrëveshja pritet të nënshkruhet në takimin e radhës në mes të muajit mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA