Ftesë në 5/ Vrasja e 3 grave, revoltohen të ftuarat: Injorantë instagrami, burrat 50 vjeç i ushqen akoma mami!

02/03/2023 19:21

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua mbi vrasjen e trefishtë të ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet.

Në një lidhje direkte nga protesta që u mbajt këtë pasdite përballë Ministrisë së Drejtësisë gazetarja dhe aktivistja Zhaklina Lekatari u shpreh e indinjuar nga mospjesmarrja e qytetarëve dhe sipas saj nuk janë vetëm OJQ apo organizatat e tjera që duhet të reagojnë, por e gjitha shoqëria.

“Vrasja e grave i përket gjithë shoqërisë dhe kjo e fundit është e paedukuar dhe pa një plan afatgjatë. Nuk dua të imagjinoj se çfarë ndodh në periferi dhe brenda shtëpive të atyre grave dhe vajzave ku është e vështirë të marrin informacion”, u shpreh Lekatari.

Në fund të protestës e cila zgjati rreth 40 minuta u njoftuar se në datën 8 Mars në orën 12 te Sheshi “Nëne Tereza” do të zhvillohet një tjetër protestë për të mbrojtur jetën dhe për të kërkuar drejtësi për gratë e vrara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA