Është publikuar për herë të parë në Top Story audio përgjimi i vrasjes së katër personave në bulevard më 21 janar të 2011-tës.

Në audio-përgjimin e sjellë ekskluzivisht nga gazetari Artan Hoxha, dëshmohet se ka pasur urdhër për të qëlluar direkt mbi trupat e protestuesve.

Pjesë nga audiopërgjimi:

Ndrea Prendi Komandant i Gardës: Dashamir: Gati për zjarr ushtarak

Dashamir Shehi: Po ju kuptova, gati të gjithë luanët

Ndrea Prendi: Nëse do hynë Brenda, do të hapet zjarr luftarak për t’i asgjësuar…

Dashamir Sheu: Ju kuptova!

Ndrea Prendi: Mos qëlloni me luftarak akoma. Në ajër, në ajër. Zjarr manovër në ajër.

Ndrea Prendi: Dashamir ku je?

Dashamir Shehi: këtu jam, këtu jam

Ndrea Prendi: Bëju thirrje nga altopolanti. U kalu kufiti do hapet zjarr luftarak

Dashamir Shehi: Largohuni nga hyrja. Largonu nga kordonet e sigurisë, do zbatojmë ligjin.

Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Pastaj kur të them unë në trup.

Ndrea Prendi: Artan më dëgjon?

Artan Hoxha: Dëgjoj

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak

Artan Hoxha: Kuptova, kuptova

Andrea Prendi: Ky është urdhri

Ndrea Prendi: Dashamir më dëgjon?

“Dy efektiva të njësisë speciale ta ta ta gjakos”, (Menjëherë dëgjohen krisma)

Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!

Ndrea Prendi: Alfred?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj

Ndrea Prendi: Dy dyshe, dy dyshe të godasin këta që janë të porta. T’i dogasin, t’i godasin fortë

Ndrea Prendi: Ata që kalojnë gardhin të goditen me shkop gome

Alfred Ahmetcenaj: Po po kuptova

Ndrea Prendi: Na sillni municion rezervë

Gazetari Artan Hoxha tha se është vënë në dijeni të kësaj prove që në muajin korrik të vitit të shkuar. Ai tha se pas përpjekjeve të shumta ka arritur ta sigurojë provën fizikë në dhjetor dhe ia ka vënë në dispozicion babait të Aleks Nikës, për t’ja dorëzuar më pas prokurorisë e cila po zvarrit hetimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA