“Të rrosh vetë se vajzën ta vrava”/ Në 2007-tën vrau gruan me thikë në zemër, në 2003 përdhunoi kunatën, ngjarjet makabre të Dan Hutrës

01/03/2023 17:58

Dan Hutra, 40-vjeçari i cili vrau sot me armë zjarri, Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motrën e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses) si dhe plagosi Elena Hysën dhe Kujtime Hysën, ishte emër më të shkuar të rëndë kriminale.

Në vitin 2007, Dan Hutra është dënuar pasi ka vrarë ish-gruan, të cilën e kishte ekzekutuar me dy goditje me thikë në zemër.

Sipas detajeve të siguruara nga TCh, ngjarja e 16 viteve më parë ndodhi për shkaqe xhelozie. Ish-gruaja e tij me iniciale D.H., mbeti e vrarë më 10 dhjetor të 2007-tës nga Hutra në Tiranë, i cili pasi e qëlloi me thikë inskenoni sikur ajo ishte vetëvrarë, duke i vendosur thikën në dorë.

Pasi ka kryer krimin, ai është larguar qetësisht nga banesa, duke mbyllur derën dhe ka marrë në telefon nënën e viktimës, të cilës i ka thënë: Rrofsh vet se vajzën e kam mbyt“.

Asokohe, Dan Hutra ka pranuar se ka kryer vrasjen, por pretendonte se e kishte kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike të çastit, pretendime të cilat nuk u pranuan nga gjykata, e cila e dënoi atë për veprën penale “vrasje me paramendim”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr. 298 date 03.3.2009, vendosi deklarimin fajtor të pandehurin Dan Riza Hutra për veprën penale te “Vrasje me paramendim”, dhe e dënoi me 24 vite burg, por dënimi përfundimtar me gjykim të shkurtuar u dha 16 vjet burgim.

Por Hutra kishte qenë i dënuar edhe në vitin 2003, pasi kishte marrë peng kunatën, si dhe kishte përdhunuar kunatën tjetër.

LEXO EDHE: “Dua kokë njeriu, do shkojë gjaku deri në gju”, si e paralajmëroi Dan Hutra një vit më parë masakrën që kreu sot në Kamëz

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA