Si partitë politike, ashtu edhe qytetarët në Kosovë e kanë pritur me reagime të përziera takimin e Brukselit.

“Asociacionin duhet me pranu kush do që është kryeministër sepse ajo është marrëveshje ndërkombëtare e votuar në parlamentin e Kosovës me 84 vota na pëlqej apo s’ na pëlqej neve, atë e kemi obligim dhe s’mundet t’i ik askush, nuk po fajësohet Albini nëse e pranon në bazë të kushtetutës si e ka quar Isa Mustafa, në kushtetuese më 2015 dhe me ato sugjerimet e kushtetueses duhet të pranohet”, thotë Shaip Hajrizi.

“Nga fillimi e kam pasur një simpati për Vetëvendosjen tash nuk kam më për Kryeministrin, sepse nuk i ka mbajtur premtimet që ai i ka dhënë, atëherë ka qenë Albini tash është kryeministër… Kjo marrëveshje ka qenë që 10 vite vetëm sa ka qenë më e vogël por tash e kanë dhuratë edhe ligjin për kisha, një dhuratë ia ka dhënë Serbisë, pra dy dhurata një ka qenë Asociacioni e ka kundërshtuar dhe shumë drejtë që ka kundërshtuar tani edhe për kishat”, shprehet Xhemajl Duraku.

“Mendimi im është që nëse e pranon, e kam thënë edhe njëherë fundi është se asgjë nuk kemi bërë sepse mbas 10 viteve Serbia ka për t’ju qasur prap Kosovës sepse ai prap ka për ti bërë komunat sikurse në Bosnje që i ka bërë të gjitha komunat bashkë në një republikë”, thotë Burim Makolli.

Takimi tjetër mes kryeministrit Kurti dhe presidenti Serb, Aleksandër Vuçiç do të jetë në fund të muajit mars. Ndërsa mbrëmë u takuan  i dërguari amerikan Gabriel Escobar dhe ndërmjetësi i BE, Mirosllav Lajçak sic shkruan ky i fundit, për të koordinuar hapat e radhës për takimin e ardhshëm.

Top Channel