Njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë, kush janë dy banorët që shkojnë në televotim për të martën Sipërmarrësi amerikan Jordan Belfort, konsulent në më shumë se pesëdhjetë kompani publike, autor i dy librave më të shitur dhe një folës motivues me famë botërore ka dhënë mbrëmjen e sotme një intervistë ekskluzive për “Top Story” mbi karrierën dhe jetën e tij.
Belfort ka treguar se suksesi i tij nisi në periudhën që ishte në burg, teksa personi me të cilin ndante qelinë u impresionua nga historia e jetës së Belfort dhe i sugjeroi atij të shkruante një libër.
Belford nisi të shkruajë librin teksa ishte në burg dhe e përfundoi atë pasi doli nga burgu, vepër e cila është bestseller.
XHORDAN BELFORT: “Pikërisht. Jeni e informuar. Po, kanadez shumë i njohur, Çong. Ishte dyshja komediane Çiç dhe Çong. Ai më duket se ishte Çiçi. Dhe ishte futur në burg për arsye qesharake. Jo për shitje marijuanë, që është e ligjshme tani në SHBA, por sepse kishte shitur tuba uji përtej kufirit shtetëror dhe donin ta bënin shembull, ndaj e dënuan me një vit e një ditë burg. Na futën në një qeli dhe ai po shkruante një libër për jetën. Unë s’po e bëja, s’e kisha si qëllim. I tregonim njëri-tjetrit historitë tona natën. Natën e tretë e të katërt më tha: “Kujtoja se po i sajoje këto, por të kërkova në Google dhe janë të vërteta. Duhet ta bësh libër. Jeta jote është çmenduri.” I thashë: “Vërtet? Të duket jeta ime çmenduri? Ngaqë është jeta ime. Po të jetë jotja, s’do të mendosh se është çmenduri.” Më tha: “Jam Tomi Çong, mendoj se është çmenduri, ndaj besomë, unë do ta lexoja librin.” Dhe ashtu nisa të shkruaj.
GRIDA DUMA: E mbaruat librin pasi dolët?
XHORDAN BELFORT: Po, ishte interesante. Mësova të shkruaj. E bëmë këtë bisedë kur filluam. Shkrimi s’është diçka që më vjen natyrshëm. Mësova të shkruaj, por hasa një libër, me titull “Zjarri i Kotësive”, nga një shkrimtar me nivel botëror, Tom Ulf. Sapo nisa të lexoj librin, mendova se doja të shkruaja si ai. Tre-katër muaj e përdora si libër udhëzimi, duke nënvizuar pjesët, që të kuptoja strategjinë. Si i paraqet personazhet, si krijon konfliktin, mënyrat që përdor për ta vazhduar ecurinë e ngjarjes. Para kësaj nuk shkruaja mirë. Ma përmirësoi shumë shkrimin dhe caktoi themelin, që pasi të dilja nga burgu të nisja të shkruaja “Ujkun e Wall Street”.
Top Channel