Dy lojtare kanë lënë sot shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Ermiona Lekbello dhe Eva Alikaj, pasi përdorën dhunë verbale e kërcënime kundrejt banorëve të tjerë.
Fillimisht Zarfi i Zi erdhi në mëngjes për Ermionën, duke iu njoftuar vendimi për skualifikimin nga loja.
Ky vendim erdhi pas përdorimit të dhunës verbale gjatë debateve, duke thyer automatikisht rregullat thelbësore të formatit.
Një tjetër Zarf i Zi u lexua mbrëmjen e sotme për një tjetër banore e cila theu rregullat. Aktorja Eva Alikaj u skualifikua nga loja pas përdorimit të kërcënimeve.
Në Primen e mbrëmjes së djeshme Vëllai i Madh njoftoi një vendim të rëndësishëm në lidhje me dhunën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Në çdo rast të përdorimit të dhunës fizike, verbale dhe psikologjike do të merren automatikisht masa për banorët që do të thyejnë rregullat kryesore të formatit.
Top Channel