Ish-drejtoresha Alda Klosi dhe sanitarja shtëpisë së saj Rozeta Dobi u ballafaquan me njëra tjetrën këtu në prokurorinë e Tiranës.

Për më se tre orë të dyja gratë ja kanë drejtuar gishtin e akuzës njëra tjetrës.

Gjatë rimarrjes në pyetje , përballë njëra tjetrës, edhe Klosi edhe Dobi këmbëngulin versionin paraprak që kanë dhanë në polici.

Ish-zyrtarja i qëndron alibisë se shumën prej 120 mijë euro e 30 mijë dollarë ja vodhi  Rozeta Dobi, të cilën e kishte punësuar prej pesë vitesh. por sanitarja ka insistuar se jo vetëm që këtë shumë ja kishte besuar shefja Klosi për ti ruajtur, por edhe vlerën prej 400 mijë euro të gjetura në aspiratorin e kuzhinës i përkasin Alda Klosit.

Kundër njëra tjetrës, të dyja po përpiqen të rëndojnë pozitën e kundërshtares, që nëse vërtetohet se cila është fajtorja, tjetra i shpëton drejtësisë. Megjithatë për ish drejtoreshën e ish ministrit të financave Arben Ahmetaj gurët kanë filluar të lëvizin, meqënëse ajo nuk e justifikon dot se ku e gjeti burimin e 120 mijë eurove. Një biznesmen ka deklaruar se i ka dhënë ai borxh, por edhe ky qëndrim mbetet i dyshimtë për akuzën.

Dobi akuzohet për vjedhje në bashkëpunim, kurse Klosi për pastrim parash, deklaratë të rreme para policisë dhe fshehje pasurie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA