Vendosmëria e Hutrës për t’i përmbushur qëllimet e tij ditën e sotme ka qenë e palëkundur, sa as bllokimi i armës së zjarrit nuk e ka ndalur atë për kryerjen e krimeve të njëpasnjëshme.
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar mbrëmjen e sotme në Top Story që agresori Dan Hutra, nuk ka ndaluar dhunën edhe pasi i është bllokuar arma në shtëpinë ku kreu vrasjen e dyfishtë, ai nxori thikën dhe plagosi dy gra të tjera.
Pas kësaj ai ka shkuar tek shtëpia e motrës së ish-bashkëjetueses dhe po me thikë ka goditur këdo që i ka dalë para.
“Godet me thikë në faqe dhe në dorë një ish-të njohurën në Astir për t’i kërkuar para. Shkon në spital për të marrë ndihmën e parë, ka një problem aty, kjo nuk flet fillimisht. Doktorët alarmojnë policinë që kjo të dëshmojë se kush e ka plagosur. Ajo ka pasur frikë. Është një kronologji e tillë. Nëse do ishte marrë informacioni më parë në Spitalin Ushtarak, mbase ngjarja do ishte parandaluar në kohë, duke ngritur postblloqet. Duhet të ishte bërë publike në media që familjarët ta dinin. Ky shkon në një shtëpi, hyn brenda, vret dy të ndjerat dhe pastaj kur i bllokohet arma, nxjerr thikën dhe plagos dy të tjera. Del me makinë dhe shkon te shtëpia e motrës ose familjes së bashkëvuajtësit së tij dhe hap derën kë gjen aty e godet. Ka shpëtuar nëna aty që ka dalë të shohë çfarë ka ndodhur. Shyqyr ky është larguar“- tha Karamuço.
Top Channel