Njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë, kush janë dy banorët që shkojnë në televotim për të martën
Detaje të tjera janë bërë me dije në lidhje me vrasjet që u kryen ditën e sotme në periferi të Tiranës, ku tre gra mbeten të vdekura.
Gazetarja Anila Hoxha fajëson drejtësinë në lidhje me këto ngjarje pasi megjithëse Elena kishte dëshmuar se ishte e frikësuar nga ish-bashkëjetuesi i saj, policia nuk e ishte lajmëruar atë për lirimin e Dan Hutrës nga burgu disa ditë më parë.
“Elena kishte treguar në dëshmi se kishte frikë, megjithatë drejtësia nuk e informoi familjen e vajzës në momentin që krimineli doli nga burgu, këta kanë dështuar. Ndodh masakra që ndodh, ky shtetas, ky person i rrezikshëm pa u justifikuar kryen sulmin e parë me thikë, me një makinë me qira drejtohet drejt periferisë krejt qetësisht vret në dy vende të ndryshme edhe krejt qetësisht niset drejt periferisë për të takuar vëllanë e tij. Vrasja e Dafinës e njëjta histori i njëjti cirk. Dafina një grua fatkeqe që denoncon siç bëjnë edhe 4 mijë të tjera në ditë dhe tërheqin më pas denoncimin e tyre sepse presionohen. Dafina përfundon viktimë, zbukurohet nga vrasësi që tenton ta paraqesë si vetëvrasje. Ai telefonoi vjehrrën dhe i tha të rroni ju se Dafinën e mbyta.”
Top Channel