Ekskluzive/ Karamuço: Killeri u kap duke pritur të vriste personin e katërt, ja çfarë i tha policisë

01/03/2023 23:09

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar detaje tronditëse nga arrestimi i sotëm i Dan Hutrës, i cili vrau ter gra e plagosi tre të tjera ditën e sotme në periferi të Tiranës. 

Karamuço ka treguar se kapja e autorit u bë falë bashkëpunimit të qytetarëve me policinë e shtetit, të cilët kanë bërë identifikimin e Hutrës dhe kanë informuar uniformat blu për vendndodhjen e tij.

Pasi u lokalizua, autori i kërkoi policisë të mos e arrestonin e ta lejonin të vriste edhe një person që e akuzonte për vdekjen e të atit, që më pas të bënte burgim të përjetshëm.

“Ne nuk dimë fundin e gjësë, momentin që është arrestuar nuk ka qenë i lokalizuar nga policia por është njoftuar nga qytetar në Kombinat por një person që po blinte ushqime për ti konsumuar në një vend më tej. Gjëja më e mirë që ka bërë policia sot për herë të parë është se ka kërkuar ndihmën e menjëhershme të qytetarëve duke shpërndarë foto të autorit. Nga ky bashkëpunim është bërë e mundur që njëri prej qytetarëve ta identifikojë. Ajo që duhet thënë ai ishte përgatitur për të vrarë një person të katërt që e fajësonte për vdekjen e babait të tij dhe i ka thënë policisë më lini të vras dhe një person tjetër e të shkoj në burgim të përjetshëm njëherë e mirë. Personi I katërt është identifikuar ishte burrë, dhe e priste pak më tutje nga vendi ku ky person u kap.

Vlerat që ka policia sot për aq punë sa ka bërë nuk i duhen mohuar. Shikoni persistimin e tij kriminal, janë gjetur 16 gëzhoja në vendngjarje.  Del me makinë, shkon te shtëpia e motrës së familjes së-ish bashkëjetueses hap derën dhe godet këdo gjen aty. Ka shpëtuar nëna se kur ka dëgjuar krismat ka dashur të dalë pore në atë moment ai është larguar. Policia e ka pasur të vështirë të kuptojë nëse është i njëjti person që po i kryen të gjitha këto.”- tha Karamuço.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA